Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare i futet politikës, kandidon për deputet! Ja partia ku ai bën pjesë

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Lojtari-i-ekipit-Kombetar-Shqiptar-Mergim-Mavraj-640x433

Mësohet se Mavraj do të jetë kandidat me partinë “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

Lajmin e konfirmuar edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Eman Rrahmani, raportojnë mediat në Prishtinë.

“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani.

Ish kapitani, Mërgim Mavraj mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren e Shqipërisë, teksa numëron jo pak por 50 ndeshje zyrtare.

Karriera e tij kryesisht ka qenë e fokusuar në Gjermani, ku ka luajtur si në Bundesligë ashtu edhe në Bundesliga 2.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love